Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI-GOLDEN STATE

Curry i zakonshëm

nba.com

Curry i zakonshëm


25 February, 2016 @10:45

Një ndeshje dramatike, është luajtur në American Airlines Arena, ndërmjet Miami Heat dhe Golden State Warriors mbrëmë.

Ndeshja ishte e barabartë, deri në fund të çerekut të katërt. Por super ylli i Warriorsave, Stephen Curry, morri përgjegjësinë në fund dhe me shënimet e tij nga distanca, Golden State arriti ta mposht Miami Heatin me rezultat 118-112.

Curry, shkëlqeu me 42 pikë, 7 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij Klay Thompson me 33 pikë të tjera.

Ndërsa në anën tjetër ylli i Miami Heatit, Dwyane Wade, duke i shënuar 32 pikë është munduar ta befasojë skuadrën e trajnerit Steve Kerr por nuk mjaftoi.

Stephen Curry gjithashtu e barazoi rekordin e Kyle Korverit, duke shënuar së paku një tresh në 127 ndeshje radhazi, derisa ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër Orlando Magicut.

TABELA AKTUALE

Kjo ishte fitorja e 51-të e Warriorsit, derisa i kanë vetëm 5 humbje.


Video

Stephen Curry



 
Të gjitha lajmet nga