Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI RRESHTON FITORET

Sunday me golin e 15-të, siguron edhe një fitore për Ballkanin!

Foto: FCBallkani/ fb

Sunday me golin e 15-të, siguron edhe një fitore për Ballkanin!


17 April, 2025 @19:42

Ballkani ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa të tretën radhazi, për të mbajtur distancën 10 pikëshe ndaj Dritës lidere në kampionat.

Ka qenë sulmuesi nigerian i ekipit, Sunday Adetunji që ka kurorëzuar njërin nga disa sulme të Ballkanit, për të siguruar fitoren e ekipit suharekas, Ballkani - Gjilani 1-0 [Sunday Adetunji 31’]. Ai u asistua nga Geralb Ismajli, ndërsa shënoi me kokë nga afërsia.

Ismajli pak më vonë dridhi shtyllën e gjilanasve, me një goditje të rrufeshme (36’)!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Gjilani më aktiv, por në dy raste, topi nuk gjeti kornizën e portës. Ndërrimet nuk funksionuan për të bërë më shumë te ekipi i Ardian Nuhijit, ndërsa vendasit në fund ndeshjen e pritën me 10 lojtarë, pasi që Queven Inacio mori karton të kuq!

Ballkani mbyllë xhiron XXIX me 53 pikë në pozitë të dytë, 10 më pak sesa Drita lidere, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për tu luajtur deri në fund të stinorit! Gjilani i gjashti me 38 pikë, pësoi humbjen e 11-të sezonale. Përndryshe kjo është humbja e parë kampionale e Gjilanit ndaj Ballkanit këtë stinor. Në tre përballjet e kaluara Gjilani ka pasur një fitore dhe dy të tjerat kanë përfunduar baras.


 
Të gjitha lajmet nga