Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRISHTINA

Super Isaiah Traylor, Rahoveci fiton ndaj Prishtinës

FOTO / Rahoveci

Super Isaiah Traylor, Rahoveci fiton ndaj Prishtinës


5 November, 2020 @20:52

Humbja e dytë për Prishtinën nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni.

Sot skuadra e drejtuar nga Andin Rashica u mposht nga Rahoveci me rezultat 83-62, rezultat që tregon fitoren plotësisht të merituar të Rahovecit.

Paraqitja fantastike e Isaiah Traylor (19 pikë) në pjesë të parë, bëri që Rahoveci në pushim me dy pjesëve të shkojë me epërsi 9 pikëshe, 42-31.

TABELA AKTUALE

Prishtina ishte pak më e mirë në çerekun e tretë (13-16), për ta ngushtuar pak disavantazhin, mirëpo Rahoveci në çerekun e fundit nuk lejoi përmbysje dhe arriti ta mbyllë ndeshjen me fitore.

Isaiah Traylor ishte bindshëm lojtari më i mirë në parket sonte. Ai ndeshjen e mbylli me 30 pikë, 3 kërcime e 4 asistime, ndërkohë që u ndihmua edhe nga Marvin Jones (16 pikë, 5 kërcime, 1 asistim) e Amadi Ikpeze (14 pikë, 24 kërcime, 1 asistim).

Isaiah Taylor

Te Prishtina tërësisht vendore sonte u veçuan Altin Morina (15 pikë, 11 kërcime, 3 asistime), Fisnik Rugova (14 pikë, 4 kërcime, 2 asistime) dhe Arian Qallaku (10 pikë, 4 kërcime, 2 asistime).

Xhiron e ardhshme, Rahoveci e pret Prizrenin, kurse Prishtina Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga