Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

Superkupa, e Pejës

Foto: KB Peja Official

Superkupa, e Pejës


26 September, 2015 @21:58

Start i mirë i Pejës para stinorit të ri. Ekipi verdhezi ka arritur të shënojë fitore ndaj Sigal Prishtinës në finalen e Superkupës së Kosovës, ku u takuan fituesja e Kupës dhe kampionia e Kosovës. 

Sigal Prishtina ka pasur epërsi të lehtë në çerekun e parë dhe të dytë të ndeshjes, por Peja riktheu gjithçka në favor të vetin në çerek të tretin për të fituar në fund. 

Fundi i ndeshjes ishte tejet interesant, derisa pejanët kanë arritur të mbajnë qetësinë e ndeshjes përkundër treshes së Stanimir Marinovit dhe kanë fituar në brendi të minutës së fundit të ndeshjes për t’ia nis stinorit me Kupë. 

Statistikat e ndeshjes, pas pak. 



Statistikat ekipore:

Peja Sigal Prishtina
Çereku i parë 15 16
Çereku i dytë 15 17
Çereku i tretë 25 15
Çereku i katërt 21 23
Kërcime 32 41
Asistime 16 15
Bllokada 1 0
Topa të vjedhur 12 5
Topa të humbur 10 19
Tentime për tre pikë 7/23 9/24
Tentime nga loja 28/61 23/57
Tentime nga gjuajtjet e lira 13/20 16/21


Statistikat individuale te Peja:

1 Nenad Delic 24 pikë 6 kërcime 1 asistim
2 Kevin Burwel 20 pikë 5 kërcime 3 asistime
3 Roland Davis 10 pikë 7 asistime 2 kërcime
4 Drilon Hajrizi 10 pikë 5 kërcime 2 asistime
5 Alban Veseli 6 pikë 6 kërcime 1 asistim
6 Fisnik Rugova 4 pikë 2 kërcime 1 asistim
7 Rron Grapci 2 pikë 1 asistim


Statistikat individuale te Sigal Prishtina

1 Stanimir Marinov 21 pikë 6 kërcime 6 asistime
2 Mohamed Abukar 15 pikë 3 kërcime
3 Khalid El Amin 13 pikë 7 asistime 4 kërcime
4 Gjorgji Cekovski 8 pikë 4 kërcime 1 asistim
5 Gëzim Morina 7 pikë 6 kërcime
6 Yll Kaçaniku 5 pikë 3 kërcime
7 Edmond Azemi 2 pikë 6 kërcime 1 asistim

 
Të gjitha lajmet nga