PRISHTINA F - BASHKIMI F
Superkupa e Prishtinës
16 September, 2018 @15:52
Pas një performance të jashtëzakonshme të treguar në çerekun e katërt të ndeshjes, Prishtina F ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës.
Vashat nga kryeqyteti kanë mposhtur Bashkimin F krejt në fund, me rezultat 71-68, ndërsa çereku i katërt i ka takuar bardhekaltërave të cilat me mbrojtje të mirë, ndalën portokallet në 19-7.
Irma Konjusha ka qenë më efikasja te Prishtina me 22 pikë, ndërsa ka regjistruar edhe 10 kërcime e 7 asistime në fitore.
Lojë tepër të mirë ka pasur edhe Saranda Daci. Ajo nuk ka pushuar asnjë minutë përgjatë ndeshje duke shënuar 19 pikë, 17 kërcime dhe 2 asistime në këtë fitore.
Te Bashkimi, të cilët kishin avantazh të mirë pas pjesës së parë, mundi i madh i amerikaneve Danisha Shaw (23 pikë, 5 kërcime e 5 asistime) dhe Mari Stewart (18 pikë, 16 kërcime e 2 asistime) ka shkuar kot, pasi që në fund ekipi lëshoi nga dora fitoren dhe kthehet në shtëpi pa trofe.