SUPERKUPA
Zollner: Faza përgatitore e vështirë, por e duam trofeun e parë
15 September, 2018 @13:18
Përveç trajnerit të Bashkimit, për Koha Ditore para ndeshjes së Superkupës foli edhe Matthias Zollner, trajneri i Prishtinës.
“Ne nuk dimë shumë për Bashkimin momentalisht dhe gjithashtu kemi pasur një fazë përgatitore të vështirë, me të gjithë lojtarët reprezentues që kanë munguar dhe po ashtu me lëndimet që kishim.
Por, natyrisht se do të luajmë për fitore dhe duam ta fitojmë trofeun e parë të sezonit.” - u shpreh Matthias Zollner, trajneri gjerman i Prishtinës.
Kujtojmë që përveç përforcimeve të huaja, Prishtina pikërisht nga Bashkimi ka transferuar dy bashketbollistë, basketbollistët Mikaile Tmusic dhe Altin Morina.
Siç u njoftua edhe më parë, ndeshja për Superkupë të Kosovës mes Prishtinës dhe Bashkimit luhet nesër (e diel) me fillim nga ora 17:00.