Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPE CUP

Ta njohim Astanan

Foto: fibaeurope.com

Ta njohim Astanan


3 November, 2015 @13:07

Astana, rivalja e radhës e Sigal Prishtinës në Grupin K të FIBA Europe Cup është ekip i ri i krijuar i basketbollit. Të themeluar në vitin 2011, ata kanë fituar gjithçka në këto vite çka mund të fitohet në kampionatin vendor të Kazakistanit. 

Palestra e posandërtuar SaryArka e tyre ka vend për 9 mijë e 270 spektatorë në tribuna. Pas triumfeve në vend, tashmë ekipi synon edhe majet e basketbollit europian, me rend. 

Aktualisht, trajner i ekipit është Ramunas Butautas, që është njëri ndër basketbollistët e famshëm të Lituanisë. Ish trajner i Lituanisë nga kategoritë e reja e deri te ajo seniore, Butautasit i është besuar projekti për të pushtuar Europën në këtë garë. Ky është stinori i parë i tij me Astanan, që nisi me fitore ndaj AEK Larnacas si vendas. Ndeshja ndaj Sigal Prishtinës do të jetë e para për ‘ta si myasafir. 

Niklas Medley amerikani me nënshtetësi të Azerbejxhanit dhe Patrick Calathes, amerikani me nënshtetësi greke - janë dyshja që bëjnë dallimin në këtë skuadër. 

Drejtuesit kanë sjellë në ekip këtë stinor edhe Kenneth Hayesin nga Maccabi Haifa, që është një organizator me shumë përvojë. Në përballjen e kaluar edhepse ishin favorit absolut ndaj AEK Larnacas qipriote, ata fituan krejt në fund dhe ngushtë, 78-74. 

Medley ka qenë pjesë e TOP 10 lojtarëve të javës në xhiron e parë të FIBA Europe Cup, që e bën atë ndër dhjetë lojtarët më të dalluar në afro 1 mijë basketbollistëve tjerë të kësaj gare. Medley arriti pozitën e pestë në TOP 10-she. 

Në përballjen e kaluar ndaj AEK-ut, lojtarët më të dalluar përveç Medleyt kanë qenë: Hayes (14 pikë + 8 asistime), Alexey Zhukanenko (12 pikë + 6 kërcime + 3 asistime) dhe Calathes (10 pikë + 9 kërcime).

 

Synimi i këtij ekipi është që të fitojnë grupin dhe nëse i do pak fati në short të arrijnë së paku në çerekfinale të Europe Cup. 


 
Të gjitha lajmet nga