Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I RAHOVECIT

Takianos: Vështirë të ndërtohet ekipi brenda 7 ditëve

Takianos: Vështirë të ndërtohet ekipi brenda 7 ditëve


25 February, 2021 @0:00

Trajneri grek, Fotis Takianos, është paraqitur sot në ndeshjen e parë me Rahovecin, drejtimin e të cilit e mori vetëm një javë më parë.

Takianos në debutimin e tij me vreshtarët pësoi humbje nga Trepça me rezultat 67-78.

RAPORTI I NDESHJES

Lidhur me këtë, ai tha ekipit i duhet të tij i duhet kohë për t’u përmirësuar dhe për ta njohur njëri tjetrin.

“Para së gjithash, ishte një ndeshje shumë e fortë. Sapo kam ardhur këtu dhe kam marr drejtimin e ekipit vetëm 7 ditë më parë. Jemi munduar të ndërtojmë shumë gjëra si në sulm ashtu edhe në mbrojtje dhe çdokush mund ta di se kjo është e vështirë të arrihet për vetëm 7 ditë. Sigurisht na duhet më shumë kohë që të ushtrojmë së bashku,” tha Takianos pas ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga