Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I HUAJI I DYTË NË KARAGAÇ

Taylor Adway alo-qendra e re e Pejës

Taylor Adway alo-qendra e re e Pejës


12 August, 2022 @8:00

—Pak orë pas zyrtarizimit të lojtarit të huaj të parë në ekip për sezonin 2022/23, KB Peja ka bërë edhe zyrtarizimin e dytë në skuadër.

Dje paradite, verdhezinjtë zyrtarizuan Isiah Umipig si ardhje e parë e huaj në skuadër. 

Alo-qendra amerikane, Taylor Adway, do të jetë shtesë e re në klubin verdhezi nga Karagaçi, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se ai veçse ka arritur në Pejë dhe i është bashkangjitur bashkëlojtarëve të rinj në stërvitje.

Taylor Adway

“KB Peja njofton se ka nënshkruar kontratë me lojtarin amerikan, Taylor Adway. Lojtari është i gjatë 203cm dhe përvec NCAA ka luajtur edhe në Superligen Belloruse, Gjeorgjiane dhe në sezonen e fundit luajti në Superligen Kroate me një mesatare 16.3 pikë për ndeshje, 4.5 kercime dhe 0.8 asista. Lojtari ka arrritur në Pejë dhe i është bashkuar ekipes në stervitje. Mirë se vjen në folen e Shqiponjave, Taylor!” — ka bërë të ditur njoftimi i Pejës.

Njëzetepesë vjeçari Adway përndryshe, sezonin e fundit e mbylli te ekipi kroat KK Skrljevo, ku në 10 ndeshjet e fundit të stinorit luajti me 28.1 minuta mesatare për ndeshje, ndërsa shënoi 16.3 pikë mesatarisht, 4.5 kërcime dhe 0.8 asistime për ndeshje. Këto statistika në Premierligën kroate.

Ndërsa në Alp-Adria Cup, Adway 205-centimetra i gjatë, shënoi katër paraqitje me ekipin e tij ku mesatarisht luajti 25 minuta për ndeshje, derisa dha 9.8 pikë për lojë, 4.5 kërcime dhe 0.5 asistime.

KB Peja më parë ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Arian Çallakaj, ndërsa ka rikthyer Arti Hajdarin. Por, verdhezinjëve iu largua kapiteni Dardan Berisha

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike