Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINAL FOUR I BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL

Të premten, Peja kërkon edhe finalen e BIBL


26 April, 2023 @19:55

Pas arritjes së finales së PlayOffit të Superligës, Peja e drejtuar nga Rami Hadar të premten me fillim prej orës 18:15 me kohën tonë lokale, do të kërkojë finalen e ligës ballkanike.

Verdhezinjtë do të ndeshen me ekipin bullgar Beroe në gjysmëfinale të Final Fourit, ndërsa me fitore do të siguronin finalen e garës. Ndeshja luhet në Stara Zagora të Bullgarisë, që është edhe qyteti organizator i Final Fourit të këtij stinori të BIBL.

Në rast se Peja siguron finalen në ndeshje ndaj Beroes, atëherë do të ndeshet në ndeshje për titull të nesërmen me fituesin e duelit Hapoel Beer Sheva (ISR) - Milenijum (MNE). Ndeshja Peja-Beroe do të transmetohet nga RTK.


 
Të gjitha lajmet nga