BASHKIMI MPOSHTET

Teodo triumfon në Prizren
3 February, 2016 @20:00
Sikurse edhe në ndeshjet e kaluara, përballja Bashkimi - Teodo, edhe kësaj radhe ka dhuruar emocione deri në fund të ndeshjes.
Prizrenasit kryen çerekun e parë me 5 pikë epërsi në të mirë të tyre, 20-15, ndërsa çerekun e dytë ekipi nga Tivati fitoi me pesë pikë epërsi, 17-22, për të shkuar në pushim pjesësh me barazim.
Çereku i tretë ishte thuajse plotësisht i barabartë, derisa 5 minutëshi i parë i çerekut të fundit i takoi Bashkimit. Por ekipi malazez u rikthye derisa 2.28 minuta para fundit të ndeshjes rezultati përsëri u barazua në 63-63.
Në fund, Teodo u tregua më i përqëndruar dhe shënoi fitore tepër të rëndësishme ndaj ekipit të Bashkimit me rezultat minimal 68-69, kur lojtarët e Bashkimit lejuan që në sulmin e fundit të ekipit mysafir ata të tentojnë tre herë për të shënuar dy pikëshin e fitores.
Manuel Johnson dhe ish lojtari i Bashkimit Aaron Mitchell kanë qenë lojtarët më efikas të Teodos sonte, duke shënuar 18, përkatësisht 13 pikë në fitoren e ekipit të tyre, ndërsa te ekipi portokall-e-zi është dalluar Tay Waller me 22 pikë të shënuara.
Statistikat ekipore
BASHKIMI | TEODO | ||
Çereku i parë | 20 | 15 | |
Çereku i dytë | 17 | 22 | |
Çereku i tretë | 14 | 15 | |
Çereku i katërt | 17 | 17 | |
Kërcime | 32 | 46 | |
Asistime | 11 | 16 | |
Bllokada | 0 | 3 | |
Topa të vjedhur | 6 | 4 | |
Topa të humbur | 8 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 5/23 (21%) | 7/21 (33%) | |
Tentime për dy pikë | 21/43 (48%) | 17/40 (42%) | |
Gjuajtje të lira | 11/13 (21%) | 14/26 (53%) |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Griffin Ramme | 6 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Marcel Jones | 13 pikë | 10 kërcime | - |
3 | Theron Bussey | 8 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Tay Waller | 22 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
5 | Granit Rugova | 14 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
6 | Imer Tahiri | 3 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Endrit Hysenagolli | 2 pikë | 3 kërcime | - |
Statistikat individuale te Teodo
1 | Aaron Mitchell | 13 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
2 | Milos Djurisic | 11 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
3 | Srdjan Subotic | 8 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
4 | Ivan Zejak | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
5 | Manuel Johnson | 18 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Nikola Vucurovic | 7 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Nemanja Arsic | 5 pikë | 1 kërcim | 1 bllokadë |
8 | Masan Vrbica | 6 pikë | 8 kërcime | 6 asistime |
9 | Petar Saric | 1 pikë | 2 kërcime | 1 asistime |