FRIENDLY

K.B Liria Fanpage
Test i lehtë për Lirinë
31 January, 2013 @21:48
Ndeshja miqësore e luajtur sot në palestrën Dituria në Saraj ndërmjet Lirisë dhe Trepçës, përfundoi me fitoren e shkupjanëve me rezultat të thellë 81-54.
Gjatë gjithë takimit rezultati ishte në të mirë të Lirisë, të cilët edhe me meritë arritën deri tek fitorja.
Kjo ishte ndeshja e parë përgatitore për Trepçën, derisa Liria u tregua skuadër shumë më e përgatitur, pasi që ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore të tjera më parë.
Më të mirët te Trepça
1 | Denis Mimms | 15 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Gazmend Asllani | 12 pikë | 3 kërcime | 1 top i vjedhur |
3 | Ronn Kinney | 8 pikë | 8 kërcime | X |
4 | Ryan White | 8 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |