TEUTA - YLLI

Teuta njofton Yllin me humbje në Ligë Unike
7 November, 2021 @21:00
Djemtë e detit i kanë shkaktuar një humbje të papritur kampionëve aktual të Ligës Unike sonte, duke e mposhtur në një përballje interesante deri në fund të lojës.
Teuta ka mposhtur Yllin në Ramazan Njala 78-72 [15-21, 22-19, 19-13, 22-19].
Pas startit të mirë të suharekasve në ndeshje, vendasit dalëngadalë por sigurt janë kthyer në lojë dhe në pjesë të dytë kanë dalë në avantazh për të mos e lëshuar në çerek të fundit dhe për të arritur te fitorja.
Gjashtë lojtarë të Teutës shënuan pikë dyshifrore duke treguar shpërndarje të mirë të pikëve në skuadër, ndërsa më efikasi ka qenë Kristi Gorea me 16 të shënuara, derisa Frenki Lilaj dha 15 pikë.
Te Ylli, që e humbi shkëlqimin në fund, lojtarët e kombëtares së Kosovës nuk mjaftuan për fitore. Erjon Kastrati, Gëzim Morina e Mikaile Tmusic bënë gjithçka për të arritur te fitorja, por s’mjaftoi. Morina luajti me 19 pikë e 8 kërcime, ndërsa Kastrati dha 17 pikë duke shutuar 2/2 për tri pikë. E Tmusicit nuk i punoi snajperi sonte. Edhe pse shënoi 15 pikë e bëri 6 asistime, ai shutoi 10 herë për tri pikë dhe e dha vetëm një.
Kështu, Teuta tash barazon bilansin sikurse Ylli për të bërë gjithçka më interesante në Ligë Unike, 2-1.