TRAJNERI I PEJËS, ALEKSANDAR TODOROV
Todorov: Kursyem energji, fitore e rëndësishme
30 November, 2016 @8:37
Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, e ka vlerësuar si të rëndësishme dhe të merituar fitoren e ekipit të tij mbrëmë ndaj Karpos Sokolit në “Karagaç”.
“Ka qenë një fitore plotësisht e merituar. Jemi munduar të kursejmë energjinë e lojtarëve pasi do të zhvillojmë edhe dy ndeshje brenda pak ditëve,” ka thënë fillimisht Todorov.
“Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet tjera. Fituam më lehtë sesa që pritëm pasi që ata u paraqitën në ndeshje pa tre lojtarët kryesorë të skuadrës. Por, sidoqoftë, fitorja dhe ndeshja janë të rëndësishme për ne,” ka përfunduar Todorov.
Peja aktualisht ka bilanc prej 2 ndeshje e 2 fitoresh në Grupin B të BIBL, ndërsa ekipi nesër zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Tiranës në “Asllan Rusi”.