ALEKS TODOROV
Todorov: Patëm fat në fund
19 January, 2017 @12:18
Trajneri i Pejës, Aleksandar Todorov, pas sigurimit të fazës së dytë të BIBL me ekipin e tij dhe fitores së ngushtë ndaj Trepçës mbrëmë ka thënë se ekipi i tij kishte fat.
“Nuk ishim të mirë në shut, por luftuam shumë mirë në mbrojtje. I morrëm disa topa të rëndësishëm në kërcimet e mbrojtjes dhe në fund patëm shumë fat,” ka thënë Todorov, shkruan faqja zyrtare e BIBL sot.
Peja është në vendin e parë të Grupit B të BIBL dhe është ekipi i parë kosovar këtë stinor që ka siguruar fazën e dytë të BIBL.
Në ndeshjen e fundit të fazës së parë, Peja pret Tiranën. Me fitore bëhen fitues të Grupit B, ndërsa Tirana është përshëndetur nga garat e mëtutjeshme të BIBL.