Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DREJT FINAL FOURIT

TOP 16 në Euroleague

Palestra e skuadrës Emporio Armani, ku do të mbahet Final Fouri

TOP 16 në Euroleague


21 December, 2013 @0:01

Gjashtëmbëdhjet ekipe më të forta të Europës në basketboll do të luftojnë për të shkuar në Final Four, që do të mbahet në Milano të Italisë.

Favoritët kryesorë në këtë garë do të jenë, Real Madridi dhe kampioni aktual Olympiacos, të cilët fazën e parë e përfunduan pa humbje nëpër grupet e tyre.

Pastaj edhe skuadra turke Fenerbahçe Ulker e kosovarit, Kenan Sipahi, në krye me trajnerin më të trofeshëm në Evropë, Zeljko Obradoviç, synon Final Fourin.

Gjithashtu edhe Barcelona me CSKA Moskën, janë skuadra gjigante që do të luftojnë për trofe.

Ndeshjet do të startojnë më 2 janar 2014, derisa çerekfinalistët do të përcaktohen më 11 prill.

Mëposhtë shikoni ndarjen në grupe të TOP16 ekipeve.



GRUPI E:

1 Olympiacos
2 Fenerbahçe Ulker
3 Barcelona
4 Emporio Armani
5 Laboral Kutxa Vitoria
6 Unicaja Malaga
7 Anadolu Efes
8 Panathinaikos


GRUPI F:

1 Real Madrid
2 Maccabi Tel Aviv
3 CSKA Moscow
4 Galatasaray Liv Hospital
5 Zalgiris Kaunas
6 Lokomotiv Kuban
7 Partizan
8 Bayern Munich

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague