FIBAs TOP 5 @ SEMI's
TOP 5 performuesit e gjysmëfinaleve
16 September, 2017 @12:25
Pas dueleve gjysmëfinale në Kampionatin Europian të basketbollit, Eurobasket 2017, FIBA ka përzgjedhur TOP 5 performuesit e dueleve ndërmjet Sllovenisë dhe Spanjës dhe Rusisë e Serbisë, ku sllovenët e serbët arritën finalen.
Aleksei Shved është renditur më së larti nga FIBA sipas koeficientit të efiçencës nga statistikat e ndeshjes, duke arritur shifrën 26, pas paraqitjes shumë të mirë të tij ndaj Serbisë, por që ekipi nuk e arriti finalen.
Pas Shvedit, 5-shen e mbuluan dyshja serbe Bogdan Bogdanovic me 24 pikë dhe Boban Marjanovic me 18 pikë e 6 kërcime.
Ndërsa më të mirë e gjysmëfinaleve i kompletuan dyshja e Sllovenisë: Luka Doncic me 11 pikë, 12 kërcime e 8 asistime bashkë me Anthony Randolphin me 15 pikë.