TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (10)
10 December, 2019 @11:58
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së dhjetë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Besjana Martinaj (Prishtina), Arbnore Përquku (Bashkimi), Sihana Ramoja (Trepça), Enxhi Xhanaj (Prishtina) dhe Khadija Brown-Haywood (Bashkimi).
Kampionia e Ligës së Femrave, Prishtina, e mposhti Kastriotin me 85 pikë epërsi. Në këtë ndeshje më së shumti u dalluan Enxhi Xhanaj dhe Besjana Martinaj më së shumti për skuadrën e trajnerit Fidan Shatri.
Enxhi Xhanaj luajti me shifrat magjike triple-double prej 18 pikëve, 12 topave të rrëmbyer dhe 10 kërcimeve, kurse Besjana shënoi 28 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros, derisa luajti me përqindje të lartë shënimi.
Në derbin e xhiros së 10, Bashkimi e mposhti Penzën me lehtësi. Khadija Brown ishte më efikasja në parket me 18 pikë, 12 kërcime, 5 topa të rrëmbyer e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 16 pikë, 9 asistime e 6 kërcime.
Trepça e regjistroi fitoren e katërt të stinorit, duke e mposhtur Vëllaznimin. Më e dalluara në parket për skuadrën mitrovicase ishte Sihana Ramoja.
Sihana kundër ish-skuadrës së saj luajti me double-double prej 11 pikëve e 11 kërcime, derisa kjo është hera e dytë rresht që gjen vend në TOP 5-shen e javës.