TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (16)
9 December, 2019 @18:37
TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së 16 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ekipin e javës e përbëjnë: Mikaile Tmusic (Prishtina), Ty Garland (Feronikeli), Ujkan Kranezi (Bashkimi), Samir Zekiqi (Ylli), dhe Jameel McKay (Ylli).
Rezultati dikur në derbin e vjetër në mes të Trepçës dhe Prishtinës, ishte i ngushtë, por kësaj radhe Prishtina e mposhti kundërshtarin me 40 pikë epërsi.
Pesë lojtarë luajtën me pikë dyshifrore te Prishtina, derisa u dallua më së shumti Mikaile Tmusic. Ai luajti me 15 pikë, 8 kërcime, 5 asistime e 2 topa të rrëmbyer.
Ylli duke e mposhtur Prizrenin, e regjistroi fitoren e gashtë rresht. Më të dalluarit te skuadra nga Suhareka ishin Samir Zekiqi dhe Jameel McKay. Zekiqi luajti me 29 pikë, 11 kërcime e 3 asistime, derisa McKay me 21 pikë e 12 kërcime. Për Samirin kjo është hera e gjashtë që gjen vend në TOP 5-shen e javës.
Bashkimi e fitoi ndeshjen derbi kundër Pejës. Më i miri te skuadra prizrenase ishte Ujkan Karanezi. Ujkani në këtë ndeshje luajti me 17 pikë, 8 kërcime, 3 asistime dhe 1 top të rrëmbyer.
Feronikeli e regjistroi fitoren e katërt të stinorit, duke e mposhtur Lipjanin. Më i dalluari te Nikli ishte Ty Garland. Ai luajti me 32 pikë, 8 asistime, 5 kërcime e 3 topa të rrëmbyer.