LAKERS - T-WOLVES

Davis me 50 pikë, Lakers me fitore
9 December, 2019 @9:41
Los Angeles Lakers, me performancën fenomenale të Anthony Davisit, e mposhti Minnesota Timberwolvesin me rezultat 142-125.
Anthony Davis ishte i pakapshëm në këtë ndeshje. Ai luajti me 50 pikë, 7 kërcime e 6 asistime, derisa u ndihmua edhe nga partneri i tij LeBron James me 32 pikë, 13 asistime e 4 kërcime.
Për Davisin ishte hera e katërt që luajti me +50 pikë në një ndeshje gjatë karrierës së tij.
Te Minnesota më i dalluari ishte Karl-Anthony Towns me 19 pikë e 8 kërcime.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht për Lakersat, derisa me 21 fitore në total e 3 humbje, gjendet në krye të Konferencës Perëndimore, kurse T-Wolves me 10 fitore e 12 humbje gjendet në pozitën e nëntë.