YLLI - PRIZRENI

FOTO / KB Ylli
Çereku i katërt vendimtar, e 6-ta rresht për Yllin
8 December, 2019 @19:01
Forma e Yllit me trajnerin Dragan Radovic, vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Prizrenit, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 94-86.
Rezultati i ndeshjes ishte i ngushtë deri në çerekun e tretë, kurse Ylli në çerekun e katërt, i ndezi “motorrët” dhe e mposhti kundërshtarin, për ta regjistruar fitoren e gjashtë rresht.
Samir Zekiqi shkëlqeu edhe në këtë ndeshje për Yllin. Ai luajti me 29 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Te Ylli gjithashtu u dalluan edhe Jameel McKay me 21 pikë e 12 kërcime, Altin Morina me 18 pikë e 7 asistime dhe Terrel Everett me 10 pikë të tjera.
Te Prizreni Malcom Canada u veçua me 30 pikë e 5 asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 21 kërcime dhe Ty Nichols me 11 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Ylli aktualisht gjendet në pozitën e tretë me 10 fitore e 3 humbje, derisa Prizreni është në pozitën e katërt me 8 fitore e 7 humbje.
Skuadra nga Suhareka në xhiron tjetër do të takohet me Pejën, kurse Prizreni me Rahovecin.