LIPJANI - FERONIKELI

Fitore e lehtë por me vlerë për Niklin
7 December, 2019 @22:16
Një fitore të lehtë e regjistroi skuadra nga Drenasi, Feronikeli, duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 59-112.
Feronikeli e dominoi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, për t’u kthyer në shtëpi me një fitore me vlerë shumë të madhe për të shpresuar në mbijetesë.
Tyron Garland ishte më i miri në parket me 32 pikë, 8 asistime e 5 kërcime te Nikli, derisa u ndihmua edhe nga Rinor Ahmeti me 15 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, Darius Huggins me 11 pikë e 11 asistime dhe Sami Hajzeri me 11 pikë të tjera.
Te Lipjani më i miri ishte Fazli Vitia me 18 pikë e 8 kërcime.
Feronikeli aktualisht gjendet 4 pikë më larg se zona e rrezikshme me 4 fitore e 10 humbje, kurse Lipjani ende nuk u njoftua me fitore (0-15).
Në xhiron tjetër Feronikeli do të takohet me Trepçën, kurse Lipjani pushon.