TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (8)
8 December, 2019 @11:46
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së tetë në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Qëndrim Demi (Drita), Andi Kabashi (Istogu), Denis Rabushaj (Borea), Arbër Sinani (Prishtina e Re) dhe Dion Haxhosaj (AS Prishtina).
Seria prej 4 fitoreve rresht e Dritës, përfundoi në ndeshjen kundër Istogut. Krahas humbjes së Dritës, Qëndrim Demi ishte më i miri në parket. Ai luajti me 33 pikë (shifra më e lartë e xhiros), 11 kërcime, 8 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
Andi Kabashi i Istogut, ishte njëri prej më meritorit në fitoren e Istogut ndaj Dritës. Kabashi luajti me 26 pikë, 6 kërcime e 2 asistime.
Borea e regjistroi fitoren e parë të sezonës, duke e mposhtur New Basketin. Më i dalluari te skuadra pejane ishte Denis Rabushaj. Ai luajti me 16 pikë, 7 kërcime e 3 asistime.
Në derbin lokal në mes të Prishtinës së Re dhe Kerasan Prishtinës, fitues doli Prishtina e Re me rezultat 109-76. Arbër Sinani në këtë ndeshje u veçua me 28 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Në ndeshjen e cila shkoi dy herë në vazhdime, në mes të Vushtrrisë dhe AS Prishtinës, triumfoi skuadra e trajnerit Valentin Spaqi, AS Prishtina.
Dion Haxhosaj ishte më i dalluari me double-double prej 22 pikëve e 12 kërcimeve, derisa luajti me përqindje të lartë shënimi në parket. Për Haxhosaj kjo është hera e katërt që gjen vend në TOP 5-shen e javës.