TEAM OF THE WEEK 27
TOP 5-shja e javës në Superligë (XXVII)
12 April, 2019 @21:14
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros XXVII të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Dardan Berisha (Ylli), Ahmed Bashir (Prishtina), Samir Zekiqi (Trepça), Frederick Richardson (Rahoveci) dhe Romelo Banks (Ylli).
Dardan Berisha e Ahmed Bashir, ishin më të mirët në fitoren e Prishtinës kundër Rahovecit. Berisha shkëlqeu me 42 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, derisa Bashir luajti me double-double prej 24 pikëve e 14 kërcimeve.
Samir Zekiqi i Trepçës, duke luajtur me 30 pikë, ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshjen ndaj Prizrenit dhe luajti rol shumë të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së tij.
Ylli i Rahovecit, Frederick Richardson, në humbjen e vreshtarëve kundër Prishtinës, ishte më i dalluari me 34 pikë e 9 kërcime.
Pesëshen e javës e mbyll qendra e Yllit, Romelo Banks. Ai luajti me double-double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve në fitoren e skuadrës kundër Lipjanit.