TEAM OF THE WEEK 28
TOP 5-shja e javës në Superligë (XXVIII)
15 April, 2019 @22:24
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së fundit të stinorit të rregullt (XXVIII) të Superligës së Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Meriton Ismaili (Prishtina), Drilon Hajrizi (Bashkimi), Samir Zekiqi (Trepça), Fisnik Rugova (Prishtina) dhe Andre Washington (Rahoveci).
19 vjeçari Meriton Ismaili dhe Fisnik Rugova, ishin dy basketbollistët nga Prishtina që u futën në pesëshen e javës me performancat që treguan kundër Prizrenit.
Ismaili luajti me 19 pikë e 6 kërcime dhe ishte i saktë nga vija e treshit katër herë në pesë tentimet që i bëri, derisa Rugova ishte koshashënuesi më i mirë me 20 pikë.
Ylli i Bashkimit, Drilon Hajrizi, ishte më i miri kundër ish-skuadrës së tij Trepçës. Ai luajti me 20 pikë, 13 kërcime e 6 asistime.
Krahas humbjes kundër Bashkimit, Samir Zekiqi me 23 pikë e 9 kërcime, ishte njëri ndër më të mirët te skuadra mitrovicase.
Pesëshen e javës e mbyll qendra e Rahovecit Andre Washington. Ai kundër Lipjanit luajti me double-double prej 17 pikëve e 14 kërcimeve.