DUELI I SERISË FINALE
Barazim ose kuptohet ekipi i ri i Superligës
15 April, 2019 @13:57
Të enjten (sonte, 19:00) mbrëma në Shani Nushi të Gjakovës do të kuptohet ekipi i ardhshëm i Superligës, nëse fiton Feronikeli ose seria do të vazhdojë në rast të fitores së Vëllaznimit.
Feronikeli e fitoi ndeshjen e parë të zhvilluar në Drenas ditë më parë dhe tashmë Vëllaznimi dëshiron ta shfrytëzojë terrenin vendas për të barazuar serinë në 1-1.
SHIKO: PlayOff Skemën
FBK ka bërë të ditur se dueli i dytë i serisë finale luhet të më 18 prill me fillim prej orës 19:00 në Shani Nushi, ndërsa ekipi që arrin së pari dy fitore siguron Superligën për sezonin e ardhshëm.
Sidoqoftë, humbësi i finales do të ketë edhe një rast për Superligë. Ai do të duhet të luajë ndaj Lipjanit të Superligës, në ndeshjet e PlayOutit, ku gjithashtu luhet deri në dy fitore.