GAME 1: CELTICS - PACERS
Rikthim në pjesën e dytë, epërsi 1-0
14 April, 2019 @22:49
Me ngritje të dukshme të lojës në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë, Bostoni e mposhti Indana Pacersin me rezultat 84-74 dhe kaloi në epërsi në seri.
Në çerekun e tretë, Bostoni i pësoi vetëm tetë pikë, me Pacers që po gjuanin tepër dobët nga loja, e në anën tjetër, efikasiteti më i mirë dhe përvoja e Play Off-it ia sollën fitoren keltëve.
Kyrie Irving dhe Marcus Morris luajtën me nga 20 pikë secili, duke qenë ishin koshashënuesit më të mirë te Bostoni, derisa u ndihmuan edhe nga Jayson Tatum me 15 pikë dhe Al Horford e Gordon Hayward me nga 10 pikë.
Te Indiana dukshëm është vërejtur mungesa e yllit Victor Oladipo (i lënduar), kurse më i miri ishte Cory Joseph me 14 pikë.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te palestra e Bostonit më 18 prill në ora 01:00 pas mesnate.