LIPJANI - RAHOVECI
Rutinore në fund të sezonit
14 April, 2019 @16:45
Rahoveci që siguroi më parë pozitën e tretë të klasifikimit në Superligë, ka përfunduar sezonin e rregullt me fitore ndaj Lipjanit 63-93 sot.
Lipjani luftoi shumë në pjesë të parë për të tentuar befasinë, por në pjesë të dytë në parket Rahoveci dominoi për fitore të thellë, me 30 pikë dallim.
Më efikasi në fitore të Rahovecit sot ka qenë Arian Qallaku që ka shënuar 26 pikë për ekipin e tij, bashkë me 8 asistime, ndërsa me double-double ka luajtur Andrew Washington (17 pikë, 14 kërcimë).
Në anën tjetër te Lipjani Musab Mala qe më efikasi me 22 pikë, derisa Mike Mitchell dha 20 e Arian Memeti 10 pikë e 12 kërcime në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt për debutuesit në Superligë.
Rahoveci do të luajë ndaj Prizrenit në çerekfinale të PlayOffit, ndërsa Lipjani pret humbësin e finales së PlayOffit të Ligës së Parë për të shpëtuar stinorin në Superligë.