TREPÇA - BASHKIMI
Bashkimi tregon forcën në çerekun e fundit
14 April, 2019 @19:04
Kampioni aktual i Superligës Bashkimi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Trepçës në Mitrovicë sonte.
Në Minatori në një ndeshje ku Trepça mbylli pjesën e parë në avantazh 49-47 dhe shtoi atë edhe në çerekun e tretë me 20-19, Bashkimi ka arritur që me mbrojtje të fortë në çerekun e fundit të përmbys gjithçka për të marrë fitoren (8-15 IV) 77-81.
Jordan Capps ka luajtur me 24 pikë në fitoren e ekipit prizrenas, ndërsa Drilon Hajrizi ka shpërhtyer ndaj ish skuadrës së tij duke shënuar 20 pikë, 13 kërcime e 6 asistime në fitoren e portokallezinjëve.
Samir Zekiqi dhe Besnik Azemi kanë qenë më të dalluarit te Trepça. Zekiqi shënoi 23 pikë e 9 kërcime, ndërsa Azemi 22 pikë e 10 kërcime në ndeshje.
Me këtë merr fund stinori i rregullt i Superligës, ku Bashkimi përfundon i katërti, ndërsa Trepça e pesta dhe të dyja këto ekipe do të takohen edhe në çerekfinale të PlayOffit, ku Bashkimi do të ketë epërsinë e terrenit vendas.
Ekipi që arrin dy fitore në këtë seri do të shkojë në gjysmëfinale të PlayOffit ku do t’i pret Prishtina e pamposhtur këtë sezon në Superligë.