GAME 1: BUCKS - PISTONS
Me domimin total, e nisin me fitore
15 April, 2019 @11:04
Lideri i Konferencës Lindore, Milwaukee Bucks, me lehtësi e mposhti Detroit Pistonsin me rezultat 121-86.
Prej fillimit e deri në fund të ndeshjes, lojtarët e Bucksit nuk ishin në disavantazh asnjëherë, ku gjatë ndeshjes epërsin e ngritën deri në 43 pikë.
Shtatë lojtarë te Milwaukee luajtën me pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte super ylli Giannis Antetokounmpo me 24 pikë e 17 kërcime.
Te Detroiti u vërejt mungesa e Blake Griffinit, kurse më i veçuari ishte Luke Kennard me 21 pikë.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te palestra e Bucksit më 18 prill në ora 02:00 pas mesnate.