GAME 1: BLAZERS - OKC
S’mjaftoi triple-double për fitore
15 April, 2019 @0:21
Portland Trail Blazers, e hapi Play Offin me fitore, duke e mposhtur Oklahoma City Thunderin me rezultat 104-99.
Skuadra e Portlandit, gjatë ndeshjes ishte në epërsi prej 19 pikëve, derisa këtë epërsi Oklahoma e zbuti deri në 2 pikë, por me pikët e shënuara të Enes Kanterit dhe treshet e Damian Lillardit nga distanca, Blazers e fitoi ndeshjen në fund.
Në humbjen e Oklahomës sonte ndikoi edhe dështimi i tyre nga vija e treshit. Në mënyrë ekipore në 33 gjuajtje shënuan vetëm 5 herë, prej tyre 4 i shënoi vetëm Paul George.
Damian Lillard me 30 pikë, CJ McCollum me 26 dhe Enes Kanter me 20 pikë, ishin më meritorit në fitoren e Portlandit.
Te Oklahoma 26 pikët e Paul Georges dhe triple-double prej 24 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve të Russell Westbrookut, nuk mjaftuan për fitore.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet përsëri te palestra e Portlandit më 17 prill në ora 04:30.