PUBLIKOHEN FTESAT E KOSOVËS U-21
Tovërlani fton 22 futbollistë për duelin ndaj Izraelit
Teksti: FFK
31 August, 2024 @14:58
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.
Kosova do të luajë si mysafire kundër Izraelit, më 10 shtator, në Gyor të Hungarisë, në orën 19:00.
Stërvitjen e parë në kuadër të këtij grumbullimi të përzgjedhurit e Tovërlanit do ta kenë më 2 shtator, në orën 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Pas 7 ndeshjeve të zhvilluara Dardanët U21 kanë 9 pikë në pozitën e katërt në Grupin D, tri më pak se Bullgaria e vendit të tretë, teksa në dy vendet e para janë Gjermania, me 16 pikë dhe Polonia, me 15 pikë.
LISTA E KOSOVËS U-21
PORTIERË: Mustafë Abdullahu, Leo Besson, Egzon Lekaj;
MBROJTËS: Yll Ibrahimi, Florian Haxha, Diar Vokrri, Valton Behrami, Andi Hoti, Ardi Ajdini, Arbnor Hasani, Amar Gërxhaliu;
MESFUSHORË dhe SULMUES: Lulzim Peci, Altin Kryeziu, Redon Ismaili, Etnik Brruti, Milot Avdyli, Oltion Bilalli, Elvir Gashijani, Veton Tusha, Ardit Tahiri, Fatjon Bunjaku, Arian Llugiqi.