MËSIME
Miodrag Baletic, trajner i Bashkimit, njëri ndër ligjeruesit e seminarit/ BOROZANI/ Lis Dorambari
Trajnerët, të shtunën në seminar
11 November, 2014 @15:51
Nën organizmin e Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit bashkë me Federatën e Basketbollit të Kosovës, të shtunën do të organizohet seminari i parë për trajner për këtë stinor, 2014/15.
Seminari është i obligueshëm për të gjithë trajnerët ndërsa pjesëmarrja duhet të pagohet, 15€.
Ligjerues në këtë seminar do të jenë: Miodrag Baletic (trajner malazias me përvojë të madhe, aktualisht trajner i Bashkimit të Prizrenit), Luka Milanovic (trajner kondicional i përfaqësueses kroate) dhe Laura Purdy (ligjëruese në shkollën e trajnerëve Edge Hill në Britani të Madhe).
Temat për të cilët do të ligjerojnë të apostrofuarit janë: Mbrojtja nga pick and roll (Baletic), Përgatitja fizike e basketbollistëve të grupmoshave të ndryshme dhe atyre kulmorë (Milanovic), Aspektet pedagogjike dhe sociologjike të punës së trajnerëve (Purdy).
Seminari mbahet të shtunën dhe nis në ora 10:00, derisa vendi ku do të mbahet ende nuk është bërë i ditur nga FBK.