Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Trajneri i Pejës tregon arsyet që sollën te humbja

Trajneri i Pejës tregon arsyet që sollën te humbja


11 February, 2022 @20:58

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas, ka qenë i zhgënjyer pas humbjes nga Trepça në gjysmfinale të Kupës, ndërsa ka bërë të ditur edhe arsyet e humbjes së ekipit të tij.

“Kemi pasur shumë lojtarë të lënduar. Playi, Maxëelli, Dardani… Pjesa e parë shkoi mirë. Pastaj këto lëndime sollën lodhjen. Pas kësaj ata morrën shumë kërcime në sulm, ndërsa bëmë edhe 13 topa të humbur, për të rënë krejtësisht,” ka thënë trajneri turk i Pejës pas ndeshjes.

Peja, që synonte të gjitha trofetë ku po garon këtë sezon, kështu ka humbur synimin e parë të mundshëm, ndërsa tash mbetet në garë për trofeun e kampionit të Kosovës dhe asaj të Ligës Unike - për të cilat duhet luftuar deri në fund të sezonit.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës