Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E RRALLË

Trajneri Illmen Bajra në Bundesliga 2!

Trajneri Illmen Bajra në Bundesliga 2!


1 September, 2022 @20:11

Ish-trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, është bërë ndër trajnerët e paktë të Kosovës që ka depërtuar jashtë dhe kështu, ai sot është zyrtarizuar si kryetrajner i ri i ekipit gjerman në Bundesliga 2 - Bad Homburg Falcons.

Në njoftimin e shkurtër të ekipit për ardhjen e Bajrës është shkruar:

“Më në fund kemi gjetur perfekten! Mirë se vjen në Falcons trajneri Bajra. Mezi presim të shohim se si do ta zhvillosh ekipin tonë.”

Ndërsa vetë Bajra në llogarinë e tij të Facebookut ka thënë se është i gatshëm për kapitullin e ri në karrierë.

“I gatshëm për kapitullin e ri! Jam i entuziazmuar që do të jem pjesë e familjes së Falcons dhe mezi pres t’ia nis punës.”

Bad Homburg Falcons me vajzat garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë, zona Veriore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga