BARAZHI

Trepça ‘89 - Dukagjini, caktohet orari i ndeshjes së barazhit
24 May, 2021 @11:57
Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar orarin e ndeshjes së barazhit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit, që do ta përcaktojë skuadrën e fundit që do të luajë në Superligë në stinorin e ardhshëm.
Ndeshja e barazhit do të zhvillohet të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në orën 16:00.
Skuadra e Dukagjinit e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, derisa më pas e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, duke e fituar të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit me skuadrën që kampionatin në Superligë e mbylli në pozitën e 8-të. E në këtë pozitë pas ndeshjeve të javës së fundit të elitës përfundoi Trepça ‘89.