TREPÇA - RAHOVECI

Trepça fiton ndaj Rahovecit, mban hapin me ndjekësit e kreut
5 March, 2022 @15:26
Në ndeshjen e luajtur sot ndaj Rahovecit në shtëpi, skuadra e Trepçës ka arritur të largohet me 3 pikë.
Kundërshtarin sot Trepça e mposhti me rezultat 2-1 me anë të golave të shënuar nga Milivoje Govorko dhe Florent Hyseni.
Kjo fitore bën që mitrovicasit të kenë pikë të barabarta me Lirinë e vendit të dytë në Grupin A të Ligës së Parë, kurse Rahoveci për momentin është i parafundit në këtë grup.
Xhiron e ardhshme, Trepça i shkon Phoenixit, kurse Rahoveci e pret Vëllaznimin.