Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRISHTINA

Trepça i kthehet fitores, mposhtë Prishtinën

Trepça i kthehet fitores, mposhtë Prishtinën


12 October, 2022 @21:19

Basketbollistët e Trepçës i janë kthyer fitores pas disfatës ndaj Pejës në xhiron e shkuar, duke e mposhtur Prishtinën në derbin e zhvilluar sonte në Minatorin përplotë, 80-75 [13-18, 26-18, 18-19, 23-20].

Ndeshja e mbetur e xhiros së katërt të Superligës, që ishte shtyrë për shkak të angazhimit ndërkombëtar të ekipeve në fjalë, u zhvillua sonte, ndërsa që prej mëngjesit biletat për ndeshje ishin shitur.

E sa i përket lojës, Prishtina u tregua mirë në çerek të parë të lojës, pas së cilës mori dominimin Trepça dhe ktheu lojën në çerek të dytë për të mos e lëshuar deri në fund të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Erjon Kastrati nuk luajti fare sonte, ndërsa te Trepça shkëlqeu Drilon Hajrizi me 21 pikë e 8 kërcime në fitoren e ekipit. Se mitrovicasit ishin në element për derbi tregoi edhe Samir Zekiqi që dha 13 pikë e 6 kërcime, derisa Mikaile Tmusic u dallua me 11 pikë, por me mbrojtje të dalluar kreu punën e tij për fitore në derbi.

Te Prishtina nuk kryen punë 21 pikët e Jan Palokajt, e as 17 pikët e Derrick Wilsonit!

Fitorja e Trepçës bën bilancin e tyre 4-1 pas pesë xhirove të zhvilluara, ndërsa Prishtina përjetoi humbjen e dytë sezonale, ndaj dy skuadrave që janë mbi ta në renditje, pas Pejës edhe nga Trepça me sonte.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga