Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI-TREPÇA

Trepça i kthehet fitores me trajnerin e ri, pas incidentit në “Sezai Surroi”

Foto: KBTrepca/fb

Trepça i kthehet fitores me trajnerin e ri, pas incidentit në “Sezai Surroi”


6 November, 2022 @22:08

Një gjësend është hedhur drejt trajnerit të Trepçës, Aleksandar Joncevski, derisa mitrovicasit kanë dalë triumfues në përballje ndaj Bashkimit në “Sezai Surroi” sonte, për të fituar ndeshjen 85-87, pas ndërprerjes 30-minutëshe të duelit, kur disa gjëra u hodhën drejt bankës së ekipit mysasfir nga publiku vendas!

Dueli basketbollistik shkonte si më së miri, por disa persona nga publiku hodhën gjësende në drejtim të bankës së Trepçës, kur kishin mbetur edhe 10.2 sekonda lojë, derisa referët u desht të zbrazin sallën, për të vazhduar ndeshjen.

Shija e hidhur që i dhanë personat e caktuar kësaj ndeshjeje, do t’i kushtojë shumë Bashkimit, ndërsa sa i përket lojës në pjesë të parë dominuan prizrenasit, e në të dytën Trepça mori kontrollin për ta fituar duelin me dy pikë dallim, 85-87 [24-18, 26-24, 14-21, 21-24].

TABELA AKTUALE

Joncevski debutoi me fitore në Superligë, ndërsa Drilon Harjizi shkëlqeu në fitore me 24 pikë, 12 kërcime e 2 asistime në fitore. Erjon Kastrati dha 19 pikë, 4 kërcime e 5 assitime në fitore, ndërsa 11 të tjera shtoi Clevon Brown, duke shënuar edhe pikët që çuan mitrovicasit drejt fitores, kur e bëri rezultatin 83-85, 10.2 sekonda para fundit të ndeshjes. Kujtojmë, Trepça kishte tre humbje në katër ndeshjet e fundit në Superligë, pas së cilës ndau rrugët me trajnerin Ljubomir Minchev, ndërsa sonte debutoi përzgjedhësi i Maqedonisë Veriore në ekipin mitrovicas.

Te Bashkimi nuk mjaftuan 25 pikët e Altin Morinës, ndërsa nga 14 të shënuara prej Prentiss Nixon, Dajuan Graf e Daniel Lekndreaj - gjithashtu nuk kryen punë për triumf.

Bashkimi pas kësaj ndeshjeje mbetet në tre fitore, ndërsa tash ka pas Rahovecit më së shumti humbje në Superligë, 6. E Trepça bëhet 5-3.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga