Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Trepça kthehet me fitore nga Peja

BOROZANI/ Arkiv

Trepça kthehet me fitore nga Peja


29 March, 2015 @22:25

Trepça ka shënuar fitoren e katërt në Superligë këtë stinor ndaj rivalit pejan, Besës.

Ekipi i trajnerit Ilir Selmani ka kaluar më lehtë se që ka menduar në Pejë, pasi triumfoi me rezultat 77-92, derisa Selmani ia dha rastin të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion.

Kontributi më i madh në fitoren e Trepçës erdhi nga Besnik Azemi që luajti me double-double prej 22 pikë dhe 10 kërcimeve, derisa Fikret Handzic shtoi 16 sosh.

Për Besën më i miri ishte Elvan Iljazi që realizoi 22 pikë, kurse nga 19, përkatësisht 18 pikë, shënuan Beqë Kovaçi dhe Joshua Mason.

Kjo ishte fitorja e 12 në këtë stinor për Trepçën, ndërsa për Besën ishte humbja e 22-të.

Rezultatet dhe tabela aktuale.



Statistikat individuale te Besa

1 Elvan Iljazi 22 pikë 5 kërcime -
2 Beqë Kovaçi 19 pikë 4 kërcime -
3 Joshua Mason 18 pikë 2 kërcime 8 asistime
4 Kushtrim Zeqiraj 13 pikë 8 kërcime 1 asistim
5 Dion Basha 5 pikë 5 kërcime 4 asistime


Statistikat individuale te Trepça

1 Besnik Azemi 22 pikë 10 kërcime 6 asistime
2 Fikret Handzic 16 pikë 3 kërcime 1 bllokadë
3 Arian Tahiri 13 pikë 3 kërcime 5 asistime
4 Samir Zekiqi 12 pikë 9 kërcime 2 asistime
5 Arian Mehmeti 9 pikë 12 kërcime 3 asistime
6 Gazmend Asllani 8 pikë 2 kërcime 2 asistime
7 Musab Mala 8 pikë 1 kërcim -
8 Valdrin Haxhiu 4 pikë 2 kërcime 6 asistime

 
Të gjitha lajmet nga