Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - TREPÇA

Trepça përkohësisht në pozitën e dytë

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Trepça përkohësisht në pozitën e dytë


11 November, 2020 @21:09

Ndeshja hapëse e xhiros së 4 në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Vëllaznimit dhe Trepçës, përfundoi me fitoren e skuadrës mitrovicase me rezultat 76-80.

Fituesi i këtij dueli u caktua në sekondat e fundit, ngase rezultati ishte i ngushtë por djelmoshat e trajnerit Neven Plantak u treguan më të koncentruar dhe e arritën fitoren e dytë rresht në Superligë.

Më i miri te skuadra mitrovicase ishte Tobi Ewuosho me 26 pikë, 8 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Kalin Fisher me 19 pikë dhe Valdrin Haxhiu me 15 pikë të tjera.

Te Vëllaznimi u dalluan Cedric Council me 27 pikë e 8 kërcime, Devonte Jackson me 18 pikë dhe Chris Hortman me double-double prej 11 pikëve e 13 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Trepça me një ndeshje më shumë aktualisht është ngritur në pozitën e dytë me 2 fitre e 2 humbje, kurse Vëllaznimi ka bilanc prej 1 fitoreve e 3 humbjeve deri më tani.

Në xhiron e pestë Trepça takohet me Pejën, derisa Vëllaznimi me Yllin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga