HUMBJE BEFASUESE!

Shabazz Muhammed duke ngulitur/ Foto: nba.com
T’wolves grusht kampionit
6 April, 2016 @8:43
Golden State Warriors tashmë ka në dyshim nëse do të mund të thyejë rekordin historik të Chicago Bullsit të epokës Michael Jordan.
Ata në mëngjesin e sotëm kanë humbur edhe ndeshjen e nëntë të stinorit, kësaj radhe nga Minnesota Timberwolves dhe atë në vazhdime.
Fitorja e Minnesotas ka shokuar vendasit në Oakland të Kalifornisë ndërsa Shabazz Muhammed ka shënuar rekord karriere me 35 pikë e Andrew Wiggins 32 pikë tjera në fitoren 117-124 për ujqit.
Mundi i Klay Thompsonit me 28 pikë dhe i Steph Curryt me double-double prej 21 pikëve dhe 15 asistime nuk mjaftuan te kampioni.
Pas kësaj humbjeje Golden State Warriors ka bilanc 69-9, 4 xhiro para fundit të stinorit të rregullt, ndërsa Minnesota Timberwolves 26-52.