Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

U21 barazon me Al-Adalahun

Foto: FFK

U21 barazon me Al-Adalahun


Teksti: FFK

18 November, 2022 @14:10

Kombëtarja e Kosovës U21 po vazhdon përgatitjet në kuadër të kampit tetëditor në Antalia të Turqisë. Sot, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit e kanë zhvilluar një ndeshje testuese, me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah FC, e cila u mbyll baras 1:1. Golin për Dardanët U21 e realizoi Ardit Tahiri në pjesën e dytë. Kosova e dominoi lojën, por shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare, teksa skuadra saudite i barazoi shifrat në fund të ndeshjes. Referimi nën nivel i la hije të keqe kësaj ndeshjeje, gjë që shkaktojë pakënaqësi të madhe tek futbollistët tanë në shumë raste. Sidoqoftë, përzgjedhësi Tovërlani i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje dhe pati mundësi ta shohë formën e secilit prej tyre. Kombëtarja U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.


 
Të gjitha lajmet nga