Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A

United e Baseli presin kualifikimin

United e Baseli presin kualifikimin


5 December, 2017 @11:49

Edhe pse ende jo matematikisht, Manchester United dhe Baseli pritet të jenë skuadrat që do të kualifikohen për në fazën tjetër nga Grupi A.

United në xhiron e fundit takohet në shtëpi me CSKA Moskën, ndërsa që të eliminohet United, CSKA duhet të shënojë fitore me mbi 4 gola epërsi në ‘Old Trafford’ dhe Baseli ta fitojë ndeshjen e vet në atë mënyrë që edhe Baseli e CSKA të kenë golaverazh më të mirë se United, pasi që sipas rregullave, kur tri skuadra kanë pikë të barabarta, shikohet golaverazhi e jo përballjet direkte. Ky ‘skenar’ duket pothuajse i parealizueshëm, që nënkupton se United është pothuajse në fazën tjetër dhe në pikëpyetje mbetet vetëm se a do të kualifikohet nga vendi i parë apo nga vendi i dytë

GRUPET CHAMPIONS LEAGUE

Me fitore të mundshme, United përveç që e siguron vendin e parë, ia mundëson Baselit që me një barazim ndaj Benficës të kualifikohet për në fazën tjetër, për ta lënë kështu skuadrën ruse në vendin e tretë.

Sipas parashikimeve dhe në bazë të favorizimit në ndeshjet e nesërme, pritet që United të kualifikohet si lider i grupit, ndërsa Baseli i Taulant Xhakës nga vendi i dytë.


 
Të gjitha lajmet nga