NGA ZVICRA

Humb Sioni i shqiptarëve
3 December, 2017 @20:04
Burim Kukeli ka shënuar autogol në minutën e 30të, për të shkaktuar më pas penalltinë e konvertuar nga Reto Ziegler, që solli tri për Luzernin ndaj Sionit. Kukeli u zëvendësua në pushimin ndërmjet dy pjesëve, derisa Ermir Lenjani kaloi edhe çerek ore më shumë në fushë tek Sioni.
Reprezentuesi i Zvicrës, Pajtim Kasami zhvilloi tërë ndeshjen duke asistuar në golin e vetëm për Sionin të shënuar nga Salih Uçan. Luzerni fitoi me rezultat 2:1, duke barazuar Sionin me 17 pikë në fund të renditjes së Superligës zvicerane.