INTER-CHIEVO

Fotot: inter.it
Neroazzurrët në krye
3 December, 2017 @18:27
Me një dominim total në ndeshje dhe me hat-trick të kroatit të jashtëzakonshëm, Ivan Perisic, Inter ka shfrytëzuar rezultatet tjera të xhiros në Serie A dhe ka dalë lider i pastër i elitës italiane në dhjetor.
2 gola të shënuara në pjesë të parë dhe 3 të tjera në pjesë të dytë, vulosën dominimin e neroazzurrëve të Luciano Spallettit që tashmë bashkë me Napolin dhe Juventusin duken ekipet më serioze që të vrapojnë për titull.