BESA-VËLLAZNIMI

Kapiteni Morina për fitoren e Vëllaznimit në Pejë
3 December, 2017 @14:45
Vëllaznimi ka shënuar fitore në duelin e fundit të Superligës për këtë stinor, duke e mposhtur Besën në Pejë, me rezultat 1-2.
Ka qenë kapiteni i ekipit Albutrint Morina, që ka shënuar dy herë në pjesë të dytë të ndeshjes, për t’ia sjellë tre pikëshin e radhës kuqezinjëve, që do të kalojnë dimrin me 25 pikë në llogari.
Besa në anën tjetër, ka shënuar golin e nderit me Ramë Krasniqin e ri, por kjo ka qenë e tëra që kanë arritur juniorët e ekipit fitues të Kupës së Kosovës.