LLAPI-TREPÇA89

Foto: Arkiv
Kampioni vjeshtor me atë aktual, barazojnë
3 December, 2017 @14:51
Dueli derbi i ditës në Superligë ndërmjet kampionit të posashpallur vjeshtor, Llapi dhe kampionit aktual të Kosovës, Trepça’89 ka përfunduar me barazim 0-0 në Podujevë sot.
Trepça’89 ka pasur raste shumë të mira në pjesë të parë për të shënuar. Veçanërisht Florent Hasani e Rron Broja, por goli nuk vinte sot.
Llapi nuk ka qenë shumë konkret në raste, por ndeshja ka anuar kah mitrovicasit që dukeshin më të rrezikshëm para portës kundërshtare, por pa konkretizim.
Në fund, 0-0 në derbin e dy skuadrave të pjesës së epërme të klasifikimit.