NË AUSTRI

Asist nga Valon Berisha
3 December, 2017 @19:43
Valon Berisha ka asistuar në golin e vetëm për Red Bull Salzburg në barazimin e së dielës në Vjenë ndaj Austrisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, derisa Valoni kaloi të 90 minutat në lojë.
Me këtë barazim, Salzburg rikthehet në krye të Bundesligës austriake, por tani ndan këtë pozitë me Sturmin që gjithashtu ka 41 pikë.
LASK-u i Mërgim Berishës humbi nga Mattersburgu me rezultat 1:0, derisa Veton Berisha nuk gjeti hapësirë tek Rapidi i Vjenës në barazimin pa gola me WAC.
Reprezentuesi i Maqedonisë, Eldis Bajrami sërish kaloi tërë ndeshjen në fushë për St. Poltenin në humbjen ndaj Admirës 0:1.