CITY-WESTHAM
Foto: premierleague.com
Pas kontratës së re, Silva siguron fitoren
3 December, 2017 @19:15
Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva, i ka siguruar fitoren ekipit të tij duke shënuar 5 minuta para fundit të ndeshjes, për të mposhtur çekanët e Londrës, që kishin ardhur në epërsi në pjesë të parë.
Italiani Angelo Ogbonna kishte shënuar befasisht 1 minutë para fundit të pjesës së parë për t’i dhënë shpresa ekipit të David Moyesit, 0-1.
Mirëpo, në pjesë të dytë West Ham United përkundër mundit, ishte i pafuqishëm t’i bëj ballë presionit të jashtëzakonshëm të citizensëve që barazuan me Nicolas Otamendin dhe më pas shënuan për fitore me Silvën, që ditë më parë nënshkroi vazhdimin e kontratës me ekipin dhe kështu si shpërblim ua solli tre pikë të reja skuadrës.